Çelja e ekspozitës "Zoti në Shqipëri" nga Jutta Benzenberg

Ekspozita fotografike “Zoti në Shqipëri” nga Jutta Benzenberg, është në Galerinë e Ambasadës së RSH në Hagë.

Jutta Benzenberg është fotografe e mirënjohur gjermane e cila krijon dhe jeton prej vitesh në Shqipëri. Jutta sjell me fotot e saj një botë ritualesh sa intime dhe paqësore, aq dhe goditëse me vërtetësinë magjike të shikimit fetar. Të gjendesh mes 24 fotove të përzgjedhura të Juttes në Galerinë e Shqipërisë në Hagë është njësoj si të jesh mes 24 pasqyrave më të shndritëse të harmonisë së kulluar fetare në Shqipëri, ndaj ejani ta vizitoni.

Ekspozitën mbi harmoninë fetare në Shqipëri, “God in Albania” mund ta vizitoni çdo ditë nga e hëna në të enjte, nga ora 10:00-16:00, duke rezervuar nëpërmjet adresës sonë së email-it: embalba@xs4all.nl

Ekpozita “Zoti në Shqipëri” do të qëndrojë e hapur deri në mars 2023.

Postal Address

Embasy of Albania
Hoge Nieuwstraat 22, 2514 EL The Hague ,
2518 BD The Hague

Tel / Fax

Tel. +31 70 427 2101
Fax. +31 70 427 2083
Nr. i emergjences : +31625275289

E-MAIL

embassy.hague@mfa.gov.al
embalba@xs4all.nl

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:30 - 16:30