Ministrja znj. Xhaçka takon Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, RMV, Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës: Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe vendeve të BP

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sh.S. Znj. Olta Xhaçka, ndodhet në Gjermani ku po merr pjesë në punimet e Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Përgjatë Konferencës, Ministrja Xhaçka ka zhvilluar një takim me Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, znj. Annalena Baerbock, të Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani, të Kosovës, znj. Donika Gërvalla dhe të Bosnje Hercegovinës, znj. Bisera Turkovic.
“Diskutim konstruktiv mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin kyç që Gjermania ka në zhvillimin e rajonit. Mirëpresim të punojmë së bashku duke thelluar më tej bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Gjermanisë”, u shpreh ministrja Xhaçka pas takimit.
Kryediplomatja shqiptare ndodhet në Gjermani si pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.
Përveç krizës së Ukrainës, në Këshillin e Sigurisë janë diskutuar edhe tema të tjera të rëndësishme si: ndryshimi i klimës, digjitalizimi, konkurrenca e sistemeve mes demokracisë dhe autokracisë etj.

Postal Address

Embasy of Albania
Hoge Nieuwstraat 22, 2514 EL The Hague ,
2518 BD The Hague

Tel / Fax

Tel. +31 70 427 2101
Fax. +31 70 427 2083
Nr. i emergjences : +31625275289

E-MAIL

embassy.hague@mfa.gov.al
embalba@xs4all.nl

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:30 - 16:30