‘’Ambasadorja Znj. Adia Sakiqi dha një prezantim në Universitetin ‘Haagse Hogeschool’’, 19 mars 2019, Haga

Ambasadorja e shqipërisë në Hollandë, Znj. Adia Sakiqi, ishte e ftuar nga Universiteti “Haagse Hogeschool” për të biseduar me studentët mbi Integrimin Europian të Shqipërisë .
Ambasadorja Sakiqi prezantoi për studentët e masterit për “Studime Evropiane” rrugën dhe ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku u ndal në tema specifike si: antarësimi në NATO, marrja e statusit të vendit kandidat, dhe hapi i radhës, celja e negociatave për anëtarësim në BE. Në këtë kuadër ambasadorja prezantoi zhvillimet në Shqipëri dhe arritjet në rrugën e reformave sidomos në reformën për drejtësi, si dhe arritjet në politikën e jashtme, në ekonomi dhe turizëm. Me studentët u diskutua gjithashtu mbi zhvillimet e Procesit të Berlinit. Ambasadorja ftoi studentët që të informohen më shumë dhe të marrin pjesë në iniciativat e RYCO dhe WBF, me seli në Tiranë. Prezantimi vazhdoi me sfidat në të ardhmen dhe kryesimin e OSBE-së nga vendi ynë në vitin 2020. Vemëndje iu kushtua rolit konstruktiv dhe stabilizues të Shqipërisë në rajon dhe pjesëmarrjes tonë në forcat paqeruajtëse.
Ky shkëmbim mendimesh ishte shumë i vlefshëm sepse studentët patën rastin të mësonin shumë për vendin tonë.
 

Postal Address

Embasy of Albania
Hoge Nieuwstraat 22, 2514 EL The Hague ,
2518 BD The Hague

Tel / Fax

Tel. +31 70 427 2101
Fax. +31 70 427 2083
Nr. i emergjences : +31625275289

E-MAIL

embassy.hague@mfa.gov.al
embalba@xs4all.nl

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:30 - 16:30