‘’Takim ekspertesh në lidhje me udhëtime ilegale të shtetasve shqipëtar në Britani’’, 29 shkurt 2019, Hollandë

Xhandarmëria Mbretërore e Hollandës dhe Policia Portuale organizuan një takim ekspertësh në datë 13 dhe 14 shkurt lidhur me çështjen e qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë ilegalisht për në Britaninë e Madhe nëpërmjet porteve hollandeze.
Përvec Policisë Portuale dhe Xhandamërisë Mbretërore, ishin të pranishëm delegacione nga Agjensia Ndërkombëtare Penale ( NCA/UK) dhe Policia Federale Belge. Delegacioni shqiptar përbëhej nga përfaqësues të Policisë Shqiptare të Shtetit, të Departamentit të Emigracionit dhe Çështjeve Kufitare, Oficeri Shqiptar në Europol dhe të Ambasadës Shqiptare në Hagë. Pas kompletimit të dy ditëve diskutimesh intensive dhe prezantimesh, kjo vizitë konkludoi në një takim të frytshëm dhe të suksesshëm, në një atmosferë miqësore, por më e rëndësishmja është se vendosi bazat për një bashkëpunim të mëtejshëm midis agjensive të sigurisë të të dy vendeve.
Qëllimi i takimit ishte për të vendosur një qasje të përbashkët për këtë cështje dhe një shkëmbim më të mirë të informacionit. Xhandarmëria Mbretërore e Hollandës , Policia Portuale dhe autoritetet në Britaninë e Madhe janë duke punuar së bashku për këtë problem. Cështja e emigrantëve ilegalë nga Shqipëria dhe kombet e tjera u diskutua në këndvështrime të ndryshme.
Të gjitha palët shprehën ineresin e tyre në krijimin e një Task Force për të luftuar kontrabandën e qënieve njerëzore. Gjithashtu është rënë dakort të analizohen më hollësishëm rastet e ndryshimeve të emrave në Shqipëri, për sa kohë që qysh nga viti 2012 kërkesa për ndryshim të emrave është ndaluar me ligj, përvec rasteve specifike. Si pasojë, homologët shqiptarë u zotuan të pajisin me cdo informacion agjensitë hollandeze të interesuara.
Ditën e dytë të takimit, delegacioni vizitoi portet e Hoek van Holland dhe Vlaardingen.
Organizimi i Takimit të Ekspertëve nuk është i pazakontë, cdo vit Xhandamëria Mbretërore e Hollandës organizon disa takiem ekspertësh për cështje të ndryshme.
Një takim tjetër për këtë cështje do të organizohet nga autoritetet shqiptare.
 

Postal Address

Embasy of Albania
Hoge Nieuwstraat 22, 2514 EL The Hague ,
2518 BD The Hague

Tel / Fax

Tel. +31 70 427 2101
Fax. +31 70 427 2083
Nr. i emergjences : +31625275289

E-MAIL

embassy.hague@mfa.gov.al
embalba@xs4all.nl

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:30 - 16:30