Articles

Cakaj në Ministerialin e NATO-s në Uashington: 70 vjet Aleancë Euro-Atlantike

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në punimet e Ministerialit të jashtëm të NATO-s, i cili u mbajt në Uashington me rastin e 70 vjetorit të themelimit të Aleancës së saj.
Të mërkurën në mbrëmje ministrat u mblodhën në Andrew W.Mellon Auditorium, salla në të cilën 70 vjet më parë u firmos Traktati i Aleancës se Veriut. Aktiviteti shënoi festimin e 7 dekadave paqe, prosperiteti dhe sigurie për afro 1 miliardë njerëz të hapësirës Euro-Atlantike, si dhe një mundësi për të parë të ardhmen sëbashku.

Ministri në Detyrë Cakaj takon Kryetaren e Kongresit Amerikan Nancy Pelosi: Mirënjohje për mbështetjen e saj për forcimin e lidhjes Euro-Atlantike

Albanian

Në margjinat e takimit të përbashkët të organizuar në Kongresin amerikan me rastin e 70 vjetorit të krijimit të NATO-s, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Kryetaren e Kongresit amerikan Nancy Pelosi.
Në këtë takim, u ndanë qëndrime të përbashkëta për sa i përket forcimit të lidhjes Euro-Atlantike dhe u nënvizua fakti se kjo lidhje ka krijuar jo vetëm siguri dhe stabilitet por edhe premisat për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e forcim të shkëmbimeve politike e kulturore.

Cakaj – Dimitrov: Nënshkruhet në SHBA marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës

Albanian

 
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë vizitës së tij në SHBA zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uashington.
Në këtë takim u diskutua mbi përpjekjet e bëra me vendet e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fusha me interes të përbashkët dhe të ndërsjelltë.

Ministri në Detyrë Cakaj nis vizitën në Uashington me takime dypalëshe me zyrtarë të lartë amerikanë

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj nis vizitën e tij në SHBA ku ndodhet për të marrë pjesë në Ministerialin e NATO-s, si dhe për të zhvilluar një serë takimesh dypalëshe me përfaqësues të lartë amerikanë dhe homologë të tij nga vendet aleate.
Në ditën e parë të qëndrimit në Uashington Ministri në Detyrë Cakaj, u takua me senatorin Ron Johnson, Kryetar i Nënkomitetit të Senatit për Evropën dhe Bashkëpunimin e Sigurisë Rajonale si dhe kongresmenin Lee Zeldin.

Business forum on water management, 27 march 2019

English

Albanian Embassy in the Netherlands in cooperation with NWP hosted on March 27 an event on water management. Glad to see so many companies travelling all the way from Albania to find Dutch partner companies and knowledge institutes. Themes were water supply, waste water treatment, water quality and river flood management.
Thanks to RVO_Int_Ond and NWP Netherlands we are looking forward to concrete projects.

Forumi mbi menaxhimin e ujrave, 27 mars 2019

Albanian

Ambasada Shqiptare në Hagë, në bashkëpunim me NWP zhvilloi në datë 27 mars 2019 një event të lidhur me menaxhimin e ujërave.
Kënaqësi të shihje kaq shumë kompani që kanë udhëtuar nga Shqipëria në Hollandë për të gjetur kompani partnere dhe institute të dijes. Temat ishin furnizimi me ujë, trajtimi i ujërave të zeza, cilësia e ujit dhe menaxhimi i përmbytjeve të lumenjve.
Falë RVO dhe NWP presim projekte konkrete në të ardhmen.

NATO post-Cold War enlargement is celebrated in Brussels

English

Acting Minister for Europe and Foreign Affairs Gent Cakaj attended the ceremony hosted by the German Marshall Fund in Brussels to celebrate the three rounds of post-Cold War enlargement of the Atlantic Alliance, underpinning the importance of the transatlantic bond to security and stability on the European Continent following enlargement in 1999, 2004, and 2009, with the latter marking also the accession of Albania to this Alliance.

Ambasadorja e Shqiperise ne Hollande, znj. Adia Sakiqi, mban nje leksion ne Universitetin e Hages

Albanian

Ambasadorja e RSh në Hollandë, Znj. Adia Sakiqi, ishte e ftuar nga Universiteti “Haagse Hogeschool” për të biseduar me studentët mbi Integrimin Europian të Shqipërisë .

Përkujtohet në Bruksel zgjerimi i NATO-s pas Luftës se Ftohtë

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Bruksel nga Fondacioni gjerman “Marshall”, për të celebruar tre raundet e zgjerimit te Aleancës së Atlantikut pas Luftës së Ftohtë, duke ritheksuar rëndësinë e lidhjes transatlantike për sigurinë dhe stabilitetin në kontinentin evropian me zgjerimet e viteve 1999, 2004 dhe 2009, ky i fundit, viti që shënoi edhe anëtarësimin e vendit tonë në Aleancë. 

Forumi mbi sfidat e ujit ne Shqiperi, 27 mars 2019

Albanian

Shqipëria është e pasur me ujëra. I gjithë elektriciteti gjenerohet nga hidrocentralet. Por ka ende shumë për të bërë kur diskutohet për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, furnizimin me ujëra dhe mbrojtjen nga përmbytjet. 
Këto tema do të jenë në qendër të një takimi special për sfidat e ujit në Shqipëri që NWP po organizon së bashku me Ambasadën e Shqipërisë në 27 mars 2019. 

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Hoge Nieuwstraat 22, 2514 EL The Hague ,
2518 BD The Hague

Tel / Fax

Tel. +31 70 427 2101
Fax. +31 70 427 2083
Nr. i emergjences : +31625275289

E-MAIL

embassy.hague@mfa.gov.al
embalba@xs4all.nl

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:30 - 16:30