Articles

Çelja e ekspozitës "Zoti në Shqipëri" nga Jutta Benzenberg

Albanian

Ekspozita fotografike “Zoti në Shqipëri” nga Jutta Benzenberg, është në Galerinë e Ambasadës së RSH në Hagë.

Jutta Benzenberg është fotografe e mirënjohur gjermane e cila krijon dhe jeton prej vitesh në Shqipëri. Jutta sjell me fotot e saj një botë ritualesh sa intime dhe paqësore, aq dhe goditëse me vërtetësinë magjike të shikimit fetar. Të gjendesh mes 24 fotove të përzgjedhura të Juttes në Galerinë e Shqipërisë në Hagë është njësoj si të jesh mes 24 pasqyrave më të shndritëse të harmonisë së kulluar fetare në Shqipëri, ndaj ejani ta vizitoni.

Bashkëpunimi i universiteteve shqiptare me universitetet holandeze

Albanian

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Hagë mikpriti delegacionin nga Universiteti i Saxionit në Deventer, Holandë, së bashku me Universitetin Europian të Tiranës, Universitetin Politeknik dhe Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës.

 

Bashkëpunimi për arsimin e lartë dhe më tej është prioriteti kryesor për Samitin BE-BP që do të mbahet javës tjetër në Tiranë.

________________________________________________________________________________________________________________________

 

Shfaqja e filmave të shkurtër shqiptar në ENFF

Albanian

Festimet e Festës së Flamurit bashkuan Shqipërinë dhe Kosovën dhe në “Eastern Neighborhood Film Festival në Filmhuis, Hagë.

 

Në Albanian Speaking Gems të ENFF u shfaqën 4 filma të shkurtër nga regjisorë shqiptarë.

Dokumentarë që godasin me mesazhin që përçojnë për të kaluarën dhe të tashmen.

 

Suksese të mëtejshme regjisorëve në prodhimin e filmave të tjerë shqiptar!

Fëmijët e Diasporës lexojnë shqip

Albanian

Ambasada e Shqipërisë në Hagë së bashku me Ambasadën e Kosovës dhe Dutch Albanian Foundation organizoi aktivitetin “Fëmijët e Diasporës vazhdojnë të flasin shqip”.

 

Fëmijët u ndanë në dy grupe, nga grupmosha 5-9 vjeç ku lexuan përralla si Maçoku me Çizme dhe gjëegjëza të ndryshme dhe nga grupmosha 10-15 vjeç ku lexuan përralla të moçme shqiptare.

 

Festimet e 28-29 nëntorit 2022

Albanian

Ashtu siç qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës u bashkuan sot për të përforcuar bashkpunimin midis tyre, më 25 nëntor 2022, me rast të kremtimit të festave të nëntorit, Ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës u bashkuan për organizimin e aktivitetit për mbylljen e ekspozitës “Silent Conversation”.

 

Dy artistët tanë të talentuar, Arjeta Mala nga Peja, dhe Eduart Baçe nga Gjirokastra, prezantuan veprat e tyre artistike, të cilat paraqisnin bukur, në harmoni, botën e tyre të brendshme dhe rrugëtimin e jetës së tyre në Kosovë, Shqipëri dhe Holandë.

 

Ministrja znj. Xhaçka takon Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, RMV, Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës: Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe vendeve të BP

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sh.S. Znj. Olta Xhaçka, ndodhet në Gjermani ku po merr pjesë në punimet e Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Përgjatë Konferencës, Ministrja Xhaçka ka zhvilluar një takim me Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, znj. Annalena Baerbock, të Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani, të Kosovës, znj. Donika Gërvalla dhe të Bosnje Hercegovinës, znj. Bisera Turkovic.

Dhuratë e skulptorit z. Mal Myrtaj me rastin e 14 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Albanian

Në nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 14 shkurt 2022, artisti i mirënjohur nga Kosova z. Mal Myrtaj, i dhuroi Ambasadës së Republikës së Shqipërisë veprën e bukur artistike të quajtur “Përshëndetja” ("Greetings"). 
Skulptori z. Myrtaj zhvilloi gjithashtu edhe një ekspozitë me veprat e tij në Hagë më 17 shkurt, me ndihmesën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Holandë .
Faleminderit!

Episode 8 of Wie is De Mol? 2022, shot in Albania

English

We invite everyone to check out below the eighth episode of 'Wie is de Mol?', with English subtitles.
The 22nd season of "Wie is De Mol?' is shot entirely in Albania.
The full episode can be accessed at: https://www.youtube.com/watch?v=zxRTaB_L4mM&t=14s

Seria nr 8 e Wie is De Mol? (Cili është i infiltruari?) 2022, xhiruar në Shqipëri

Albanian

Ju ftojmë të ndiqni më poshtë serinë e tetë të emisionit të famshëm promovues holandez 'Wie is de Mol?', shoqëruar me titra në anglisht.
Sezoni i 22-të i emisionit të njohur holandez "Wie is De Mol?" është xhiruar tërësisht në sfondin e peizazheve të bukura të Shqipërisë.
Serinë e plotë mund t’a ndiqni në: https://www.youtube.com/watch?v=zxRTaB_L4mM&t=14s

Seria nr 7 e Wie is De Mol? (Cili është i infiltruari?) 2022, xhiruar në Shqipëri

Albanian

Ju ftojmë të ndiqni më poshtë serinë e shtatë të emisionit të famshëm promovues holandez 'Wie is de Mol?', shoqëruar me titra në anglisht.
Sezoni i 22-të i emisionit të njohur holandez "Wie is De Mol?" është xhiruar tërësisht në sfondin e peizazheve të bukura të Shqipërisë.
Serinë e plotë mund t’a ndiqni në:https://www.youtube.com/watch?v=WIaSTWNTsUM&t=2s

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Hoge Nieuwstraat 22, 2514 EL The Hague ,
2518 BD The Hague

Tel / Fax

Tel. +31 70 427 2101
Fax. +31 70 427 2083
Nr. i emergjences : +31625275289

E-MAIL

embassy.hague@mfa.gov.al
embalba@xs4all.nl

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:30 - 16:30