Pritje me rastin e Festës Kombëtare

Në datën 27 nëntor 2017, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih, Gjermani ofroi një pritje me rastin e 105 Vjetorit të Pavarësisë, 30 Vjetorit të rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë, dhe 1 Vjetorit të hapjes së Konsullatës në Mynih.
Pritja përveç pjesës protokollare, ishte konceptuar edhe me përfshirjen e tre komponentëve:
1-   promovimin e kulturës dhe turizmit shqiptar, nëpërmjet ekspozimit të stendës me materiale informuese;
2-   një mini-program artistik me pjesëmarrjen e pianistit shqiptar Ausilio Mehmeti, grupit të valleve të Shoqatës “Iliria” Mynih, si    dhe me hapjen e një Ekspozite të piktorit shqiptar Sezai Dani.
3-   shfaqjen e spotit promovuese të turizmit shqiptar, në gjuhën angleze, me titrat në gjuhën gjermane
Në fund të aktivitetit u dha edhe një pritje-koktej për të pranishmit.
Aktivitet u zhvillua në sallën e konferencave të Fondacionit Hanns Seidel, me pjesëmarrjen e personaliteteve të qeverisë së Landit të Bavarisë, trupit diplomatik-korpusit konsullor të akredituar në Mynih, përfaqësuesve të medias, biznesit, si dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar që jeton në Bavari e më gjerë.
Në aktivitet morën pjesë:
-        përfaqësuesi i qeverisë së Bavarisë, Ministri i Drejtesise Z. Winfried Bausback,
-        përfaqesuesja e qeverisë shqiptare Zv. Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme, Znj. Artemis Dralo,
-        Presidenti i Gjykatës Kushtetuese të Landit të Bavarisë, z.Peter Küspert;
-        Kryetarja e Hanns-Siedel-Stiftung, Prof.Ursula Männle;
-        Kryekomisari i Policisë Presidenciale i Landit të Bavarisë, Z.Georg Sebald;
-        përfaqësues të trupit konsullor, medias, biznesit dhe komunitetit shqiptar në Gjermani.

Adresa

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë
München / Germany
ALBERT-SCHWEITZER-STR.62 81735 MÜNCHEN

Tel / Fax

Tel:+49 (0) 8992284522
+49 (0) 8992284524
Fax: +49 (0) 8992284523
Raste emergjente nr.
Tel: +4915237913997​

Orari zyrtar

E Hënë - e Premte
09:00-14:00