Pjesëmarrja e Konsulles së Përgjithshme Znj. Gentiana Mburimi në aktivitetin kushtuar alpinistes Uta Ibrahimi nga Shoqata e Akademikëve Shqiptarë “Dija”, si gruaja e vetme shqiptare në këtë arritje

Zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Artemis Malo, së bashku me Konsullen e Përgjithshme në Mynih Gentiana Mburimi morën pjesë në aktivitetin që Shoqata e Akademikëve shqiptare Dija, i kushtoi alpinistes Uta Ibrahimi, si gruaja e vetme shqiptare në këtë arritje. Në një bashkëbisedim interesant Uta tregoi mbi arritjet e saj dhe se si në 11 majat me të larta të botës kishte vendosur flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Znj.Malo përgëzoi Utën për qëllimin e saj si dhe frymëzinin që përcjell tek brezi i ri për sportin dhe krenarinë për kombin.

Në vijim të aktiviteteve të ditës ndërkombëtare të gruas Zv.Ministrja Artemis Malo dhe Konsullja e Përgjithshme në Mynih znj. Gentiana Mburimi, ftuan në një darkë pune zonjat shqiptare që japin kontributin e tyre në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës në Bavari.

Mësuese të gjuhës shqipe, mjeke, pedagoge të albanologjisë në Universitetin e Mynihut, sipërmarrëse, ndanë eksperiencat e tyre, vështirësitë dhe sfidat në realizimin e objektivave.

Znj. Malo, përgëzoi secilën prej tyre për kontributin, për misionin e rëndësishëm në përcjeljen e gjuhës, kulturës dhe traditave tona në brezat e rinj, si dhe i njohu ato me programin për diasporën shqiptare dhe institucionalizinin e organeve për diasporën.

Adresa

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë
München / Germany
ALBERT-SCHWEITZER-STR.62 81735 MÜNCHEN

Tel / Fax

Tel:+49 (0) 8992284522
+49 (0) 8992284524
Fax: +49 (0) 8992284523
Raste emergjente nr.
Tel: +4915237913997​

Orari zyrtar

E Hënë - e Premte
09:00-14:00