Me shumë kenaqesi morem pjesë në 20 vjetorin e shkollës sportive Kickboxen-Deutschland në Mynih, dhe inaugurumin e ambienteve të reja të saj, me themelues z. Ismail Keta, ish Kampioni Botëror i Boksit.
Z. Ismail Keta është nje personazh i spikatur i diasporës shqiptare në Mynih. Pavarësisht suksesit që ka arritur nuk i ka harruar asnjëherë rrënjët e tij. Patriotizmi dhe humanizmi jane tiparet që e karakterizojne ate më së shumti.
Për kontributin e tij, z. Keta i është dhënë titulli “ Ambasador i Kombit”, nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama.
Në fjalën e rastit në këtë aktivitet, z. Keta u shpreh se përkrah karrierës se tij me dorezat e boksit në duar që nga viti 1994, të krijuara vetë në fshatin e lindjes, vendosi qe në vitin 2004 të stervisë edhe fansat e tij në Mynih të Gjermanisë, ku lindi ideja dhe mundësia e hapjes së shkollës së sporteve të boksit.
Tashmë filloi kapitulli i dytë sportiv me këtë investim te ri dhe mundësi tepër komode për këdo që dëshiron dhe vlen për shoqërinë, si dhe vlerëson prejardhjen time shqiptare. Patjeter është edhe një mundësi më shumë për sportistët shqiptarë për të garuar në nivele ndërkombëtare, theksoi ai, në fjalën përshëndetëse.
I urojme suksese kampionit tonë, që na bën të gjithëve krenarë !