Një fundjavë me plotë aktivitete për nder të 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në Augsburg të organizuar nga Shoqata Kulturore Atdheu me kryetar z. Reshat Halili, Konsulli i Përgjithshëm Afrim Nura së bashku me konsullin Naser Bejtullahu dhe kolegët nga konsullata e Shqipërisë, Konsullën e Përgjithshme Gentiana Mburimi dhe konsullin Refik Golli, së bashku me shumë bashkatdhetarë festuan ditëlindjen e 16 të shtetit të Kosovës.