Nga komuniteti katolik shqiptar në Mynih, Gjermani, me nismën e ndërmarrë nga dom Albert Kristanë, në datën 8 dhjetor 2019, u mbajt Mesha në përkujtim të viktimave të tërmetit që goditi Shqipërinë. Dom Albert Kristanë i bëri thirrje komunitetit për t‘u solidarizuar dhe mbledhur ndihma financiare, për të dëmtuarit nga kjo tragjedi.