Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari shënoi Ditën e Mësuesit – 7 Marsin!
Për nder të kësaj feste, nxënësit e Shkollës Shqipe në Bavari përgatitën një program të pasur festiv me këngë, valle, dhe recitime.
Ne aktivitet moren pjesë Zv. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Artemis Malo, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih Gentiana Mburimi dhe Konsulli i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës Naser Bejtullahu.
Znj. Artemis Malo, në fjalën e saj vlerësoi rolin dhe kontributin e mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë, prindërit për bashkëpunimin, dhe nxënësit për përkushtimin. Ne jetojmë në gjuhën shqipe tha ajo, ndaj ruajtja kultivimi dhe përcjellja e saj në breza, ka një rëndësi tepër të veçantë e jetike.