Kremtimi i festave në ambientet e Konsullatave të Përgjithshme të Shqipërisë dhe Kosovës në Mynih

Kremtuam festat në ambientet e Konsullatave të Përgjithshme të Shqipërisë dhe Kosovës në Mynih, së bashku me dhjetra bashkëatdhetare, figura të spikatura të diasporës sonë, studentë, anetarë të LAPSH, mësues të gjuhës shqipe dhe miq e dashamirës.

Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë Gentiana Mburimi, baca Rifat Jashari dhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës Afrim Nura, përshëndetën të ftuarit, theksuan në fjalen e tyre rëndësinë e ditës së Flamurit si dhe atë të ruajtjes së gjuhës dhe zakoneve tona.

Znj. Mburimi siguroi të pranishmit se dyert e konsullates do të jenë gjithnjë të hapura për të gjithë bashkeatdhetaret, për të ndarë së bashku ide dhe projekte, jo vetëm për të evidentuar kulturën dhe traditën shqiptare, por edhe për t’i dhënë zë arritjeve të të gjithë atyre që me punë dhe përkushtim mbajnë një vend të rëndësishëm në profesionet e tyre

Adresa

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë
München / Germany
ALBERT-SCHWEITZER-STR.62 81735 MÜNCHEN

Tel / Fax

Tel:+49 (0) 8992284522
+49 (0) 8992284524
Fax: +49 (0) 8992284523
Raste emergjente nr.
Tel: +4915237913997​

Orari zyrtar

E Hënë - e Premte
09:00-14:00