Në Edicionin e 55-të i Konferencës së Sigurisë së Mynihut mori pjesë Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Ilir META, i cili theksoni se: "Kënaqësi të marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik dhe aleancave të forta e të qëndrueshme. Partneriteti Trans-Atlantik mbetet jetik për rendin ku mbizotërojnë vlerat e demokracisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor"