Të nderuar bashkëkombas!
Me Vendim të Këshillit të Ministrave të RSH, dita e nesërme datë 27 nëntor 2019, shpallet Ditë Zie Kombëtare. Flamuri shtetëror do të ulet në gjysëm shtize dhe në orën 12.00 do të mbahet 1 minutë heshtje, në përkujtim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i datës 26 nëntor.
Libri i Ngushëllimeve do të hapet në ambjentet e Konsullatës, në datë 27 nëntor nga ora 14.00-16.00 dhe në datë 28 nëntor nga ora 12.00-14.00.
Adresa elektronike për përcjelljen e ngushëllimeve është: Condolences@mfa.gov.al
Le të japim kontributin tonë dhe të qëndrojmë me mendje dhe zemër pranë popullit dhe atdheut tonë të dashur, në këto ditë të vështira!