Shtetasit Komunitare mund te hyjne ne territorin e Republikes se Shqiperise te pajisur vetem me karte identiteti ose pasaporte te vlefshme, dhe mund te qendrojne deri ne 90 dite pa patur nevoje per vize.
Shtetasit shqiptare rezident ne Itali te pajisur me pasaporte biometrike te vlefshme mund te hyjne ne te gjithe shtetet e Traktatit Schengen.
Shtetasit shqiptare nen moshen 18 vjeç nese udhetojne me nje person te trete, i cili nuk eshte njeri nga prinderit, duhet te pajisen ne Konsullate me nje autorizim shoqerimi. Per te marre autorizimin duhet qe te paraqiten prane Konsullates 2 prinderit me pasaportat e tyre, pasaporten dhe certifikaten e lindjes te femijes, dhe te kene me vete numrin e pasaportes te personit qe do shoqeroje femijen.
Per sa i perket vendeve te tjera qe shtetasit shqiptare deshirojne te vizitojne, per te marre informacione duhet t’i drejtohen konsullatave te ketyre vendeve.
Shtetet ne te cilat shtetasit shqiptare mund te hyjne pa patur nevoje per vize ose mund te marrin vize ne piken kufitare
Bosnje-Hercegovine, Ekuador, Haiti, Izrael, Kili, Korea e Jugut, Kosove*, Kroaci , Malajzi, Mal i Zi, Maqedoni, Serbi, Singapor, Sri Lanka, Trinidad Tobago, Turqi, Hong Kong, Egjipt.
* Per ne Kosove eshte e mjaftueshme edhe vetem karta shqiptare e identitetit.
Duke filluar nga data 15.12.2010 sipas rregjimit te liberalizimit te vizave:
Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë,Greqi,Gjermani, Holandë,Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Poloni,Portugali, Qipro, Republika Çeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi.
Qytetarët shqiptarë udhëtojnë pa viza edhe në Islandë, Norvegji e Zvicër e Litehshtejn.
Përjashtohen Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda të cilat janë jashtë zonës Shengen.
Për rrjedhojë rregullat e reja nuk aplikohen në këto shtete. Për informimin mbi kërkesat e hyrjes në këto dy shtete, qytetarët shqiptarë duhet të kontaktojnë Seksionin e Vizave në Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe në Ambasadën e Irlandës.