Zëvendeskryetarja e Kuvendit znj.Vasilika Hysi priti më datë 31 korrik deputetët japonez në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit. Në takim qenë të pranishëm dhe morrën pjesë Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar znj.Mimi Kodheli, deputetët z.Fidel Ylli, dhe znj.Albana Vokshi. Ambasadori i Shqipërisë në Japoni, Sh.T.Z Gjergj Teneqexhiu dhe Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Makoto Ito . Të dyja palët shprehën vlerësimin maksimal për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, që janë kurorëzuar edhe me hapjen e Ambasadës Japoneze në Tiranë në vitin 2017. Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke pasur në fokus thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion potencial i investimeve dhe projekteve japoneze në rajon. Nga ana e tij, z. Hiroshi Hase shprehu interesin e tij në këtë vizitë të parë zyrtare dhe angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe rolin e këtij bashkëpunimi për investimet japoneze, për nxitjen e shkëmbimeve të të rinjve në fushën e edukimit dhe sporteve. Z. Hase shprehu gjithashtu interesimin e tij për të mësuar më shumë për angazhimin e grave në politike dhe në vendimarrje në Shqipëri dhe ftoi zëvendëskryetaren e Kuvendit znj. Hysi për një vizitë zyrtare në Japoni. Gjithashtu z.Hase falenderoi ambasadorin e Shqipërisë në Japoni z. Teneqexhiu për punën e bërë deri tani, për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe tha se Japonia është e gatshme të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të reformave drejt anëtarësimit në BE, edhe në kuadër të Nismës së Ballkanit Perëndimor të lançuar nga Kryeministri japonez në fillim të këtij viti, gjatë turit të tij në Evropën. Ministria e Arsimit,Sportit dhe Rinisë gjithashtu priti deputetët japonezë ne ambjentet e saja. Një takim interesant u zhvillua edhe me Kryetarin e Komitetit Olimpik z.Viron Bezhani dhe Sekretarin e Pë rgjithsë m z.Stavri Bello në ambjentet komitetit Olimpik. Gjatë takimit, u konfirmua edhe gatishmëria e palës japoneze për të mirëpritur dhe asistuar atletët tanë gjatë Lojrave Olimpike Verore të njohura si Tokio 2020. Ndërsa më datë 1 Gusht,deputetët japonez të shoqeruar nga Ambasadori I RSH-së në Japoni,z.Teneqexhiu dhe Ambasadori Japonez në Tiranë z.Ito vizituan qytetin turistik të Beratit, muzeun Onufri etj.