Workshop mbi Nano-Teknologjine dhe Nano-Shkencen ne Tokyo Big Sight, me mbeshtetjen e Ambasadorit te RSH-se ne Japoni, z.Gjergj Teneqexhiu

Sot, me date 29 Janar u organizua ne Tokyo Big Sight workshopi mbi Nano-Teknologjine dhe Nano-Shkencen nga Profesori dhe Akademiku z.Arben Merkoci, me mbeshtetjen e Ambasadorit te RSH-se ne Japoni, z.Gjergj Teneqexhiu dhe mbeshtetjen e Ambasadorit Spanjoll ne Tokio, z.Toledo.
Ambasadori z.Gjergj Teneqexhiu ne fjalen pershendetese falenderoi shkencetaret e tri shteteve per pjesemarrjen ne workshop dhe pergezoi z.Merkoci per kontributin e cmuar ne themelimin e “Njësise se Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë Shqiptare” (NANOAlb).

Nder te tjera Ambasadori z.Teneqexhiu theksoi se qëllimi kryesor i ketij workshop do të jetë forcimi i bashkëpunimit midis tre vendeve, Shqipërisë, Japonisë dhe Spanjës në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjive dhe aplikimet e tyre në fusha të rëndësishme si shkencat e jetës, teknologjitë e informacionit dhe energjinë.
Ndërsa Spanja dhe Japonia janë në pararojë të zhvillimit të nanoteknologjisë në Evropë dhe Azi, Shqipëria një vend i vogël evropian është i gatshëm të bashkohet ne aktivitetet e ardhshme në këtë fushë duke nxitur me tej bashkëpunimin me vendet udhëheqëse.
Ky workshop është një shembull i qartë i nevojës së bashkëpunimit në këtë fushë të teknologjisë multidisiplinare, për të nxitur shkëmbimin e ideve dhe krijimin e programeve të reja të bashkëpunimit midis tre vendeve - perfundoi Ambasadori.
Ne fund te fjales z.Teneqexhiu ftoi te gjithe te pranishmit te kontribojne sadopak në lehtësimin e pasojave te tërmetit te 26 Nentorit ne adresen : e-albania.al/donate
Ambasadori ftoi shkencetaret qe te marrin pjese ne Konferencen Ndërkombëtare “Trends in Nanotechnology TN2020” e cila do të mbahet në Tiranë në tetor 2020.
Today was organized at Tokyo Big Sight a nano-workshop to enhance the cooperation between three countries, Albania, Japan and Spain in the field of Nanoscience and Nanotechnologies and their applications in important areas such as life sciences, information technologies and energy.
This workshop was organized with the support of the Albanian Ambassador in Tokyo, H.E.Mr.Teneqexhiu the Spain Ambassador in Tokyo, H.E. Mr.Toledo, ICN2, CERCA, BIST, UT Albania and from Japan support of Univ. Keio, Univ. of Tokyo.
令和2年1月29日、東京ビッグサイトに於いて、アルバニア、スペイン、そして日本の共同のNANO technologies workshopが、アルバニア大使、スペイン大使、そして日本の文部科学省の協力の下、開催されました。

Adresa

Ambasada e Republikës së Shqipërisë
4F Hokkoku Shimbun Bldg.
6-4-8 Tsukiji, Chuo-ku.
Tokyo 104-0045

Tel / Fax

Tel. 03-3543-6861
Fax: 03-3543-6862
Nr. i emergjences: 03-3543-6861

E-MAIL

embassy.tokyo@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë – E Enjte 9.00 – 17.00
E premte 9.00 – 15.00