VENDOSJA E KOSTUMEVE TRADICIONALE NE MUZEUN E TOKIOS

Më datë 7 qershor 2016, Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokio, në kuadër të bashkëpunimit për promovimin e vlerave dhe kulturës, vendosën në muzeun e veshjeve në Tokio “Bunka Gakuen Costume Museum”, veshjet tradicionale të Shqipërisë së Mesme dhe Kosovës. I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së RSH-së në Tokio z. Armand Shandro dhe E Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës znj. Rudina Bukoshi, falënderuan drejtuesit e muzeut për mundësinë e ekspozimit të kostumeve tradicionale shqiptare dhe kosovare në këtë muze, e cila përbën një mundësi shumë të mirë për vizitorët që të njihen me vlerat etnografike shqiptare. Gjithashtu, z. Shandro dhe znj. Bukoshi i shpjeguan të pranishmëve elementët përbërës të veshjeve tradicionale, unikaliteti i të cilave u mirëprit. Veshjet do të ekspozohen çdo vit gjatë periudhës së promovimit të vendeve të Evropës Juglindore. Muzeu i veshjeve Bunka Gakuen Museum, vizitohet nga rreth 35.000 vizitorë në vit, kryesisht japonezë si edhe nga vende të tjera të Azisë.

Adresa

Ambasada e Republikës së Shqipërisë
4F Hokkoku Shimbun Bldg.
6-4-8 Tsukiji, Chuo-ku.
Tokyo 104-0045

Tel / Fax

Tel. 03-3543-6861
Fax: 03-3543-6862
Nr. i emergjences: 03-3543-6861

E-MAIL

embassy.tokyo@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë – E Enjte 9.00 – 17.00
E premte 9.00 – 15.00