Me rastin e marrjes së detyrës si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Japoni, z.Gjergji Teneqexhiu zhvilloi një takim me Zv/Ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, z. Shinsuke Sugiyama, më datë 19 gusht 2016. Duke shprehur vullnetin e plotë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, Ambasadori Teneqexhiu i dorëzoi Zv/Ministrit Sugiyama kopjen e letrave kredenciale si edhe paraqiti kërkesën për prezantmin e letrave kredenciale origjinale tek Madhëria e tij Perandori Akihito.