Ambasadori z.Teneqexhiu u prit në një takim nga Presidenti i JICA-s , z.Shinichi Kitaoka njëkohësisht Profesor i merituar në Universitetin e Tokios .
Ambasadori,falenderoi zotin Kitaoka për suportin e madh treguar nga JICA për Shqipërinë në këto vite , në fushën e bujqësisë , energjisë, infrastrukturës, ambjentit etj. Në rritjen e kapaciteteve të administrates nëpërmjet ofrimit të shumë bursave studimore dhe trajnimin e punonjësve të administratës publike.
Zoti Teneqexhiu informoi Zotin Kitaoka edhe për një nga objektivat parësore të mandatit të tij i cili ka të bëjë me rritjen e numrit të turistëve japonezë në vendin tonë.
Në mbyllje të takimit,të dyja palët u dakorduan për të rritur bashkëpunimin me qëllim arritjen e këtij objektivi.