Më 18 Tetor, 2016 Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Japoni, z.Gjergj Teneqexhiu zhvilloi një takim me Menaxherin e BWT (Business World Travel), z.Masayoshi Maejima dhe z.Gen Sakamoto Specialist .Të dyja palët u dakorduan për rritjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në promovimin e turizmit .Gjithashtu, BTW do të krijojë hapësira të reja duke kontaktuar operatorë të tjerë turistikë, me qëllim rritjen e numrit të turistëve si dhe përmirësimin e materialeve promovuese .