Me drejtorin ekzekutiv të Shoqatës Japoneze për organizmin e EXPO 2025, Osaka, pranë Qeverisë Japoneze, zotin Fujitsuka Minoru, diskutuam rreth përgatitjeve për këtë event.
Paraqitja, produktet dhe organizimi ynë ishte gjithashtu, objekt i bisedës. Biseda ishte një shtysë e mirë për të gjithë strukturat përkatëse të vendit tonë, për organizmin sa më efikas dhe prezantimin sa më dinjitoz në këtë event ndërkombëtar.