Znj.Yoshiko Sato,gazetare, e cila vizitoi Shqipërinë gjatë udhëtimit familjarizues disa ditor që filloi me Kosovën në datat 14-17 Nëntor dhe vazhdoi me Shqipërinë në datat 18-20 Nëntor, botoi në revistën japoneze “Aireview Aviation ” një artikull ku promovohet turizmi shqiptar dhe i bëhet thirrje turistëve për të vizituar vendin tonë. Në shkrimin me titull “Shqipëria si destinacion i ri turistik ” theksohen një sërë vlerash shqiptare, si bujaria, mikpritja, toleranca fetare, ushqimi i shijshëm dhe i lirë etj. Më poshtë një faqe nga artikulli në gjuhën japoneze.