Në bashkëpunim me Bashkinë e Tokio-s, me qëllim të promovimit të traditave, kulturës dhe vlerave të Përfaqësive të akredituara në Japoni, nxënës të shkollës ” Bunrin Junior High School’’, vizituan ambjentet e Përfaqësisë së RSH-së, në Tokio.
Sekretari teknik i ambasadës, z.Loren Shehu mbajti një leksion 60 minutësh ku u shpjegoi nxënësve mbi historinë, gjeografinë, kulturën , kostumet, vallet, këngët popullore dhe lashtësinë e gjuhës shqipe. Dëgjuesit shprehën mjaft interes, shoqëruar me pyetje të njëpasnjëshme duke sjellë kështu një feedback mëse pozitiv. Në fund të leksionit, stafi i ambasadës u shpërndau nxënësve materiale promovuese në gjuhën japoneze, me qëllim që edhe shokët e klasës, mësuesit, por pa harruar këtu edhe prindërit e të ftuarve të njihen me potencialin turistik që ofron vendi ynë.