Sekretar i Pergjithshem i Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, z. Minoru Kiuchi, dha një pritje në ambientet e New Otani Hotel, ku mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Japoni,z.Gjergj Teneqexhiu.

Më datë 19.11.2019, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve , njëkohësisht Sekretar i Pergjithshem i Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, z. Minoru Kiuchi, dha një pritje në ambientet e New Otani Hotel, ku mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Japoni, z.Gjergj Teneqexhiu . Ambasadori pati një takim të shkurtër me parlamentarin z.Kiuchi mbi ceshtje te ndryshme, gjithashtu palet diskutuan per shkëmbimin e përvojave si dhe realizimin e formave të ndryshme të bashkëpunimit në më shumë nivele. Në stendën nderkombetare te pijeve alkoolike, vendi ynë u përfaqësua me dy tipologji verash të cilat u degustuan me nota shumë pozitive nga subjekte të ndryshme të ftuar në këtë pritje.

Adresa

Ambasada e Republikës së Shqipërisë
4F Hokkoku Shimbun Bldg.
6-4-8 Tsukiji, Chuo-ku.
Tokyo 104-0045

Tel / Fax

Tel. 03-3543-6861
Fax: 03-3543-6862
Nr. i emergjences: 03-3543-6861

E-MAIL

embassy.tokyo@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë – E Enjte 9.00 – 17.00
E premte 9.00 – 15.00