- Kontakti per sherbim konsullor
Komunikimi për problemet konsullore me përfaqësinë mund të bëhet në çdo kohë nëpërmjet:
-Tel (03-3543-6861)
- Faksit ( 03-3543-6862)
- E-mailit: embassy.tokyo@mfa.gov.al
- E-mailit te faqes së internetit
Nëse në komunikimin tuaj dëshironi të dergoni dokumenta bashkëngjitur, jeni të lutur të përdorni vetëm dërgimin me faks, pasi kontakti përmes emailit nuk pranon bashkëngjitjen e dokumentave. Për të mundësuar kthimin e përgjigjes, vendosni në mënyrë të qartë dhe të dukshme kontaktet tuaja.
Për ankesa, vërejtje apo sqarimin e çështjeve për të cilat sherbimi konsullor në Tokio nuk mund të japë përgjigje, mund të kontaktoni drejtpërdrejtë me Zyren e Marrëdhënieve me Publikun në adresën
Marredheniet.Publikun@mfa.gov.al ose në numrin e telefonit: 00355-4-22-33493
2. Aplikimi per sherbimet konsullore
Të gjitha veprimet konsullore kryhen vetëm nëpërmjet shërbimit postar. Përjashtohen nga ky rregull vetëm nënshkrimi i prokurave dhe dokumenta të tjera, për të cilat aktet normative në fuqi kërkojnë paraqitjen fizike të personit.
Të gjitha pagesat për veprimet konsullore, pa asnjë përjashtim, do të kryhen vetëm nëpërmjet sistemit bankar.
Për veprime konsullore që kërkojnë paraqitjen e dokumentave origjinale do të përdoret komunikimi me postë në adresën:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë
Seksioni Konsullor
4 F Hokoku Shinbun Building, 6-4-8 Tsukiji, Chuo-ku, Tokyo 104-0045
3. Legalizimi i dokumentave
Japonia si vend anëtar i Konventës së Hagës (5 Tetor 1961), njeh dhe pranon vulën apostile të Ministrisë së Punëve të Jashtme së Republikës së Shqipërisë. Në zbatim të kësaj marrëveshje, Ambasada në Tokio nuk merret me legalizimin e dokumentave të lëshuara nga autoritetet shqiptare.
Nëse për shembull, dëshironi të bëni konvertimin e lejes së drejtimit të automjetit duhet që me pare, të beni legalizimin e lejes së drejtimit së automjetit (Patentës) në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, Tiranë dhe më tej ta dërgoni dokumentin për pajisjen me vulë apostile në Ministrine e Puneve te Jashtme në Tiranë. Pala Japoneze i pranon dokumentat e legalizuara në gjuhën angleze ose japoneze.
4. Pajisja me vizë për në Japoni
Pajisja e shtetasve Shqiptarë me vizë për të udhëtuar për në Japoni bëhet pranë Ambasadave Japoneze në vendin ku banoni (nëse nuk banoni në Shqiperi) ose në Ambasadën Japoneze në Romë. Vetëm shtetasit shqiptare të pajisur me pasaportë diplomatike mund të udhëtojnë pa vizë për në Japoni. Kategoria e pasaportave të shërbimit dhe pasaportave të zakonshme kërkon pajisjen paraprake me vizë.
Për detaje të mëtejshme duhet të informoheni në faqet e internetit të Ministrise se Puneve te Jashtme te Japonise, Ambasadave Japoneze nëpër botë dhe Ambasadës Japoneze në Rome si dhe në Zyrën e Konsullit të Pergjithshem të Nderit te Japonisë në Tiranë.