Më datën 5 Shkurt, 2016 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe Organizatës Ndërkombëtare të Shkëmbimeve Kulturore [ IEO ] zhvilloi një aktivitet kulturor i konceptuar si Një Mbrëmje Shqiptare. Qëllimi i aktivitetit ishte pasqyrimi i vlerave historike, ekonomike, kulturore dhe peisazheve piktoreske të trevave shqipëtare, të ftuarëve japonezë. I Ngarkuari me Punë i Republikës së Shqipërisë, z Armand Shanrdo dhe znj. Rudina Bukoshi, E Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës, i informuan të pranishmit mbi nivelin e marrëdhënieve dypaleshë me Japoninë, sfidat e së ardhmes dhe potencialin për marrëdhënie me dinamike.