Me qëllim promovimin kulturor të Shqipërisë, pas shumë seancash konsultimesh midis stafit të ambasades të RSH-së ,nën kujdesin e z.Gjergj Teneqexhiu, z.Yoshimasa Takakura, President dhe Drejtor i Përgjithshëm i Imagine One World Kimono Project, si dhe me disa prej bashkëatdhetarëve tanë në Tokio u arrit të realizohet dizajni i kimono-s së Shqiperisë me rastin e Lojrave Olimpike të Tokios 2020. Shfaqja e kimonos me dekore tradicionale shqiptare do të ndihmojë në promovimin e kulturës sonë ne Japoni .NHK i ka kushtuar disa minuta promovimit te Kimonos "shqiptare". Kimono me motive Shqiptare, do te cfaqet ne publik, ditën e celjes së Lojrave Olimpike te Tokios që do të zhvillohen, këte verë. Many thanks to Mr. Yoshimasa Takakura and his team.