Në datat 30 korrik - 02 gusht, z.H.Hase dhe z.M.Kiuchi anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve , njëkohësisht anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, vizituan Shqiperine .

Në datat 30 korrik - 02 gusht, z.H.Hase dhe z.M.Kiuchi anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve , njëkohësisht anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, vizituan vendin tonë . Deputetët japonezë zhvilluan një sërë takimesh të rëndësishme ku theksojmë takimin me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Ditmir Bushati. Në këtë takim, bashkëbiseduesit u angazhuan në një diskutim të frytshëm mbi nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe. Deputetët japonezë u shprehën se së shpejti do të organizojnë një tur me kompani japoneze, si një mundësi e mirë dhe konkrete për të eksploruar potencialet e investimit në Shqipëri. Biseda më tej u përqendrua në rëndësinë që ka rritja e kontakteve mes dy popujve e sidomos të rinjve dhe shkëmbimet në këtë kontekst në fushën e arsimit dhe sportit.

Adresa

Ambasada e Republikës së Shqipërisë
4F Hokkoku Shimbun Bldg.
6-4-8 Tsukiji, Chuo-ku.
Tokyo 104-0045

Tel / Fax

Tel. 03-3543-6861
Fax: 03-3543-6862
Nr. i emergjences: 03-3543-6861

E-MAIL

embassy.tokyo@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë – E Enjte 9.00 – 17.00
E premte 9.00 – 15.00