Në datat 12-14 Shtator, zhvillohet në Tokio,Kongresi i 3-të Botëror , i Shërbimit të Provës,më i madhi në botë në fushën e tij, i cili synon të promovojë dhe të zhvillojë Shërbimin e Provës dhe korrigjimet e komunitetit duke ndarë njohuritë praktike dhe akademike, si dhe duke zgjeruar rrjetet globale në këtë fushë. Me këtë rast,Ministria e Drejtësisë Japoneze, në bashkëpunim me organizata si UNAFEI dhe JRAA, dhanë një pritje në ambjentet e Grand Prince Hotel New Takanawa,Tokio . Në këtë pritje merrnin pjesë, Ministrja e Drejtësisë, znj.Yoko Kamikawa , përfaqësues të Trupit Diplomatik , anëtarë të DIET,anëtarë të Kabinetit etj. Gjatë pritjes, ambasadori z.Teneqexhiu, u takua dhe pati një bisedë të shkurtër me ministren Kamikawa.