Më datë 13.05.2019, Ministri I Shtetit per Punet e Jashtme z.Masahisa Sato dha një pritje në ambientet e Meiji Kinenkan, ku mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Japoni, z.Gjergj Teneqexhiu . Në këtë pritje qe i pranishëm edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Japonisë z.Taro Kono, Ministri i Ekonomise z.Seko, Ministri i Mbrojtjes z.Iwaya, trupi diplomatik i akredituar në Tokio, deputetë etj.
Ambasadori pati një takim të shkurtër me z.Sato ku diskutoi mbi mundesi te reja per shkëmbimin e përvojave si dhe realizimin e formave të ndryshme të bashkëpunimit në më shumë nivele.