Më 8-11 mars 2016 zhvillohet në Tokio të Japonisë, Panairi Ndërkombëtar i Produkteve Ushqimore “Foodex 2016”, më i madhi i këtij lloji në kontinentin Aziatik. Në këtë Panair, i cili organizohet prej 40 viteve rradhazi, marrin pjesë mbi 3700 kompani prestigjioze nga 79 vende të botës. Shqipëria merr pjesë për herë të parë në këtë Panair dhe përfaqësohet nga tre kompani të suksesshme me produkte ushqimore “Made in Albania”, ATC Natyral, Dhërmiu Olive Oil dhe Mjalti Morava. Pjesëmarrja e Shqipërisë në Foodex 2016 është bërë e mundur nëpërmjet asistencës së JETRO-s dhe bashkëpunimit të ngushtë me Agjencinë e Zhvillimit të investimeve Shqiptare AIDA si edhe mbështetjes dhe kontributit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Tokio. Në këtë aktivitet, AIDA përfaqësohet nga Drejtori Ekzekutiv Z. Genti Beqiri dhe Drejtori i SME-ve dhe Marketingut Daniel Guce. http://www.ata.gov.al/produktet-made-in-albania-ne-panairin-foodex-japan...