EKSPOZITE PER VEPRIMTARI HUMANITARE TE NENE TEREZES

 Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokio, në bashkëpunim dhe mbështetjen e “Lions Club International” dhe “International Exchange Organization” zhvilluan një ekspozitë pamore të veprimtarisë humanitare të Nënë Terezës, në qytetin e Nagojas, Japoni, më 26 Mars 2016. Kjo ekzpozitë u zhvillua me qëllim njohjen sa më të mirë të figurës dhe veprimtarisë humanitare të Nënë Terezës, si edhe në kuadër të procesit të shenjtërimit të saj, i cili është konfimuar tashmë nga Papa Francesku dhe do të mbahet më 4 shtator 2016. Aktiviteti u konceptua në ekspozimin e fotografive, transmetimin e pamjeve filmike të momenteve më domethënëse të veprimtarisë së Humanistes si edhe recitimin e thenieve të saj. Ekspozita pati një interes të vecantë dhe u vizitua nga një numër shumë i madh qytetarësh dhe dashamirësish. Në fjalën e tij përshëndetëse, I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së RSH-së në Tokio z. Armand Shandro, falënderoi bashkëpunëtorët për iniciativën dhe mbështetjen e këtij aktiviteti dhe ndër të tjera shprehu krenarinë e popullit shqipëtar për origjinën dhe veprat humaniste të Nënë Terezës, e cila tashmë do të marrë një dimension tjetër, atë hyjnor. Pas përfundimit të ekpozitës, në kuadër të këtij eventi, anëtarët e International Exchange Organization zhvilluan një pritje, ku morën pjesë dashamirës të Nobelistes dhe Kryetari i Bashkisë së Nagojas, i cili përshëndeti Përfaqësitë Diplomatike të Shqipërisë dhe Kosovës në Japoni si edhe bashkëpunëtorët e tjerë për këtë iniciativë kaq domethënëse, e cila u mirëprit dhe pati një interes të vecantë për këtë qytet.

Adresa

Ambasada e Republikës së Shqipërisë
4F Hokkoku Shimbun Bldg.
6-4-8 Tsukiji, Chuo-ku.
Tokyo 104-0045

Tel / Fax

Tel. 03-3543-6861
Fax: 03-3543-6862
Nr. i emergjences: 03-3543-6861

E-MAIL

embassy.tokyo@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë – E Enjte 9.00 – 17.00
E premte 9.00 – 15.00