Me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë dhe 73 vjetorit të Clirimit të atdheut, Ambasada e RSH-së në Tokio,në ambientet e saj, përkujtoi në një atmosferë festive me bashkëatdhetarë,diplomatë,profesorë universitetesh dhe miq të Ambasadës. Pasi u ekzekutua Himni kombëtar, Ambasadori z.Gjergj Teneqexhiu mbajti një fjalë përshëndetëse ku falenderoi të gjithë të pranishmit dhe afirmoi edhe njëherë rolin e diasporës sa i përket thellimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Japonisë . Në pritje qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e mediave japoneze,të cilët vizituan Kosovën dhe Shqipërinë gjatë muajit Nëntor. Mes tingujve të muzikës, gostisë dhe gjuhës shqipe u kremtuan këto dy data të shënuara të kombit tonë.