Më 5 mars 2016 u zhvillua në Tokio “CheeRing Festival”, aktivitet i përvitshëm që organizohet nga “World Children”s Fund”, ku marrin pjesë fëmijë të grup moshave të ndryshme. I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Shqipërisë z. Armand Shandro, mbajti një fjalë përshëndetëse ku vlerësoi organizatorët për këtë event kaq të rëndësishëm dhe domethënës për fëmijët. Gjithashtu, në këtë aktivitet, i cili shërben edhe për promovimin dhe njohjen e vendeve të huaja, Ambasada e Shqipërisë vendosi stendën e saj ku shpërndau materiale promovuese dhe stafi i Ambasadës njohu shkurtimisht pjesëmarrësit rreth kulturës, historisë dhe simboleve të Shqipërisë .