Sot, në Teatrin Kombëtar të Tokios u zhvillua cermonia përkujtimore me rastin e 3 vjetorit të tërmetit të Japonisë Lindore, 11 Mars 2011. Kjo ceremoni thirret nga Perandori i Japonisë dhe Kryeministri Shinzo Abe. Në këtë ceremoni marrin pjesë të gjithë autoritetet kombëtare dhe vendore. Ambasada e RSH u përfaqësua nga Ambasadori Bujar Dida. Ceremonia në nderim të mijra viktimave u transmetua drejt për së drejti nga televizioni kombëtar NHK 1.
Me këtë rast, Ambasada e RSH, Tokio publikoi sot, në gazetën më të madhe në vend, Yomiuri Shimbun, një mesazh mbështetjeje dhe solidariteti për banorët e zonave të dëmtuara nga tërmeti dhe kriza bërthamore e Fukushimës.