Më datë 13 Tetor 2016,Ambasadori z.Teneqexhiu zhvilloi një takim me Prof.Dr Keisuke Osumi aktualisht Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Kiushut. Z.Teneqexhiu i shprehu mirënjohjen e thellë z.Osumi për mbështetjen dhe kujdesin e vecantë treguar ndaj tij, gjatë viteve si student pasuniversitar në Universitetin e Kiushut. Në muajt në vijim,të dyja palët u dakorduan për realizimin e një aktiviteti që ka si qëllim promovimin e turizmit dhe traditave shqiptare në qytetin e Fukuokës . Gjithashtu,stafi i ambasadës i dorëzoi z.Osumi materiale promovuese ,të cilat do të shpërndahen tek studentët e Universitetit të Kiushut.