Më datë 20 Tetor 2016,Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Japoni,z.Gjergj Teneqexhiu zhvilloi një takim me Konsullen e Nderit znj Spector, në ambjentet e Spector Communication. Në këtë takim,ju dha rëndësi të vecantë cështjes së promovimit të Shqipërisë,në Japoni me synim rritjen e numrit të turistëve japonezë që vizitojnë vendin tonë.Për këtë qëllim shihet si e domosdoshme organizimi i disa aktiviteteve,si realizimi i një dokumentari mbi potencialet turistike të Shqipërisë (në prag të festave të nëntorit) , shkëmbimi i vizitave të ekipeve të të rinjve të shkollave në vendet respektive etj.Znj.Spector premtoi organizimin e disa takimeve me operatorë turistikë dhe figura publike të Tokios dhe Kiotos. Në një plan më afatgjatë u bisedua edhe mbi mundësinë e celjes së një zyre informacioni për turizmin shqiptar,në Tokio .