Ambasadori z.Teneqexhiu viziton qytetin e Fukuokes per te promovuar Shqiperine.

Nje nga objektivat kryesore te Ambasades se RSH-se ne Japoni eshte promovimi i Shqiperise me synim rritjen e numrit te turisteve japoneze ne vendin tone si dhe terheqja e investimeve japoneze .
Per kete qellim ambasadori z.Gjergj Teneqexhiu zhvilloi nje vizite ne Fukuoka Institute of Technology(FIT).
Z.Teneqexhiu u takua me Konsullin e Nderit ne Fukuoka, Profesor z.Hiroshi Maeda njekohesisht edhe Dekan i FIT.
Me z.Maeda u bisedua per rritjen e aktivitetit te Konsullit te Nderit per promovimin e vlerave turistike dhe ekonomike te Shqiperise.
Gjithashtu, u diskutua edhe per rritjen e bashkepunimit midis FIT dhe Universitetit Politeknik te Tiranes.
Ambasadori takoi edhe Presidentin e FIT, z.Teruo Shinomura dhe z.Shuichi Yamamoto, Zv drejtor i pare i FIT, me te cilet u bisedua mbi intesifikimin e marredhenieve midis institucioneve te arsimit te larte ,shkembimin e studenteve si dhe organizimin e aktiviteteve te perbashketa.
Z.Teneqexhiu ndau me mikpritesit zhvillimet me te fundit ekonomike-politike te Shqiperise si dhe i njoftoi bashkebiseduesit mbi marredheniet e shkelqyera midis dy vendeve.

Adresa

Ambasada e Republikës së Shqipërisë
4F Hokkoku Shimbun Bldg.
6-4-8 Tsukiji, Chuo-ku.
Tokyo 104-0045

Tel / Fax

Tel. 03-3543-6861
Fax: 03-3543-6862
Nr. i emergjences: 03-3543-6861

E-MAIL

embassy.tokyo@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë – E Enjte 9.00 – 17.00
E premte 9.00 – 15.00