CEO i sapo emeruar i Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japonisë (JETRO) z.Nobuhiko Sasaki dha një pritje në ambientet e Hotel Okura ku mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Japoni, z.Gjergj Teneqexhiu .
Ambasadori pati një takim dashamires me z.Sasaki ku u diskutua mbi marredheniet ekonomike-tregtare midis dy vendeve. Ambasadori informoi bashkebiseduesin se fale pozicionit gjeografik dhe reformave të ndërmarra, Shqipëria përbën nje portë hyrëse të favorshme për investimet e huaja . Nga ana tjeter, z.Sasaki i beri me dije ambasadorit se disa kompani japoneze kane shprehur interes per te investuar ne Shqiperi. Gjithashtu z.Teneqexhiu u takua me z.Hiroyuki Ishige, Sekretar i Pergjithshem i Japan Association ”WORLD EXPO 2025’’, i cili e ftoi ambasadorin ne Osaka per te vizituar ambientet e Panairit Boteror I cili do te mbahet ne kete qytet ne vitin 2025.