Në Sophia University, Ambasadori z. Teneqexhiu u mirëprit nga Presidenti, Prof.Yoshiaki Terumichi, zv. Presidenti, Prof. Tetsuo Morishita dhe Drejtoresha për Bashkëpunimin dhe Arsimin Global, znj. Kazumi Sato.
Palet diskutuan mbi bashkëpunimin midis institucioneve arsimore nëpërmjet një procesi gradual.
Vendosja e kontakteve midis Univerisitetit të Tiranës dhe Sophia University do të jetë zanafilla e procesit.