Ambasadori z.Teneqexhiu mirepriti në nje takim znj.Yoshie Yamamoto, General Manager e Yamamoto NOH Theater. Teatri Noh (能, aftësi) eshte nje forme e teatrit tradicional japonez e aftë per të kombinuar muzikën, vallëzimin dhe përfaqësimin skenik, me gati 650 vjet praktikë dhe traditë te mbartur deri ne ditët tona. Duke qene një nga format e artit më të vjeter në botë, ka bere që në 2008, te listohet si pjese e pasurise se UNESCO-s. Per here te pare Yamamoto Noh Theater do te performoje ne Tirane gjate muajit Tetor, te ketij viti.
Ambasadori, z.Teneqexhiu e cmoi tejmase kete nisme te znj.Yamamoto.
Me tej, bashkebiseduesit ndane sugjerime dhe opinione për vizitën e znj.Yamamoto ne Shqiperi.