Ambasada e RSH-se ne Tokio , ne bashkepunim me Ambasaden e Republikes se Kosoves ne Tokio, Ambasaden e Republikes se Maqedonise se Veriut, nen kujdesin e JATA ( Japan Association of Travel Agencies) dhe bashkepunimin e ngushte me AKT-ne, organizuan nje seminar me karakter promovues te titulluar ” Evropa e pa eksploruar ” Ambasadori z.Teneqexhiu ne fjalen pershendetese, u shpjegoi 16 tur operatoreve japoneze arsyet qe mund ta bejne Shqiperine destinacionin me te ri turistik per publikun japonez. Pas fjales pershendetese te z.Teneqexhiu, eksperti ne fushen e turizmit dhe mik i kahershem i vendit tone, z.Kunio Katayama prezantoi ne Power Point per te pranishmit intinerarin qe ka pershkuar ne Shqiperi ne Dhjetor 2017 si dhe u pergjigj pyetjeve teknike te tur operatoreve.Ne perfundim te seminarit, fale bashkepunimit me Drejtoreshen e Pergjithshme te AKT-se znj.Ferizaj e cila para vizites ne Tokio, mundesoi edhe dergimin e materialeve promovuese me te fundit te AKT, stafi i ambasades i shperndau tek te gjithe te ftuarit.