Ambasadori, z.Gjergj Teneqexhiu zhvilloi një takim dashamirës me deputetin z.Minoru Kiuchi, në zyrën e këtij të fundit, në Godinën e Parlamentit.
Z.Teneqexhiu e falenderoi z.Kiuchi për kontributin e cmuar dhënë në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Grupit Parlamentar të miqësisë Japoni-Shqipëri.
Gjatë takimit, Ambasadori informoi z.Kiuchi mbi zhvillimet e fundit të marrëdhënieve dypalëshe si dhe u diskutua për mundësi të reja për shkëmbimin e përvojave si dhe realizimin e formave të ndryshme të bashkëpunimit në më shumë nivele.
The Ambassador, H.E. Mr. Gjergj Teneqexhiu had a fruitful meeting with the MP Mr. Minoru Kiuchi.