Ambasadori z.Gjergj Teneqexhiu zhvilloi një conference call me zotin Seiichiro Taguchi, Drejtor për Evropën Qendrore dhe Juglindore në departamentin Evropian, të MPJ-së japoneze si dhe desk oficeri z.Matsumoto.
Gjatë video call, z.Teneqexhiu informoi pjesëmarrësit lidhur me zhvillimet e fundit në vendin tonë si , Zgjedhjet e Përgjithëshme, Shqipëria si një vend i sigurtë për turizëm, falë vaksinimit masiv. Gjithashtu ambasadori u kërkoi bashkëbiseduesve mbështetjen e përpjekjeve të Kosovës në proceset e integrimit në Institucionet Ndërkombëtare.