Ambasadori z.Gjergj Teneqexhiu viziton ambientet e fabrikës Sews Cabind, investimi i parë japonez në vendin tonë, nga gjigandi Sumitomo.

Ambasadori z.Gjergj Teneqexhiu së bashku me homologun e tij, z.Takada vizituan ambientet e fabrikës Sews Cabind, investimi i parë japonez në vendin tonë, nga gjigandi Sumitomo.
Deri tani janë trajnuar dhe punësuar mbi 300 punonjës dhe së shpejti fabrika do të zgjerojë aktivitetin e saj. Gjatë vitit 2022 pritet të punësohen rreth 3000 vetë.
Përvec përfitimit ekonomik, teknika dhe etika japoneze në biznes do të jetë një tjetër përfitim në dobi të shoqërisë tonë.
Pajisjet kabllore për prodhuesit e automjeteve do të eksportohen drejt vendeve të industrializuara të Evropës, vecanërisht në Itali.
 

Adresa

Ambasada e Republikës së Shqipërisë
4F Hokkoku Shimbun Bldg.
6-4-8 Tsukiji, Chuo-ku.
Tokyo 104-0045

Tel / Fax

Tel. 03-3543-6861
Fax: 03-3543-6862
Nr. i emergjences: 03-3543-6861

E-MAIL

embassy.tokyo@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë – E Enjte 9.00 – 17.00
E premte 9.00 – 15.00