Ambasadori z.Gjergj Teneqexhiu priti ne një takim Mjeshtren e Artit te luleve znj. Kakuko Towhata.
Ne bashkepunim me Ambasaden po punohet per organizimin e nje ekspozite lulesh te quajtur CHABANA (Arti i vendosjes se luleve gjate ceremonise se cajit). Per kete motiv, znj.Towhata do te vizitoje Shqiperine gjate muajit Qershor ku do te studioje tipologji te ndryshme lulesh te cilat mund ti implementoje ne artin e saj.
Ambasadori z.Teneqexhiu e cmoi tejmase kete iniciative unikale te znj.Towhata dhe i ofroi gjithe mbeshtetjen e tij per realizimin e ekspozites se luleve ne nje te ardhme sa me te afert.
Me tej, palet ndane sugjerime dhe opinione për programin dhe vizitën e znj.Towhata ne Shqiperi.