Ambasadori, z.Gjergj Teneqexhiu priti në zyrë z.Nobuyuki Kikuchi, Drejtor në Divizionin e Sigurisë së Resurseve, Byroja e Çështjeve Ekonomike, në MPJ-në japoneze.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan mbi zhvillimet e fundit të marrëdhënieve dypalëshe si dhe u diskutua për mundësi të reja për shkëmbimin e përvojave si dhe realizimin e formave të ndryshme të bashkëpunimit vecanërisht në fushën e Energjive të Rinovueshme, ku Japonia ka një rol dhe një angazhim të jashtëzakonshëm. Gjithashtu z.Kikuchi paraqiti kandidaturën e Japonisë, për postin e zv.Sekretarit të Përgjithshëm në Traktatin e Kartës së Energjisë (ECT).