Me rastin e 63 vjetorit të krijimit të JATA (JAPAN ASSOCIATION OF TRAVEL AGENTS), Chairman ,z.Hiromi Tagawa dha një pritje në Keidanren Hall , Tokio. Në këtë aktivitet ishin të ftuar dhe morën pjesë trupi diplomatik i akredituar në Japoni, anëtarë të parlamentit , anëtarë të kabinetit etj. Në këtë mbrëmje, mori pjesë edhe ambasadori i RSH-së, në Tokio,z.Teneqexhiu i cili ,zhvilloi një bisedë dashamirese me z.Tagawa. Bashkëbiseduesit u dakorduan të zhvillojnë një takim të vecantë për të diskutuar rreth Shqipërise si destinacion turistik per publikun japonez.